LPP KOSOVObackground

Mirësevini në faqen zyrtare të karieres në LPP KOSOVO

Jemi në kërkim të talenteve të reja

Rreth LPP – Moda me Pasion dhe Individualitet

LPP është një kompani familjare polake dhe një nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të modës, e pranishme në 46 shtete në mbarë botën. Prej më shumë se 30 vitesh, LPP u mundëson klientëve të shprehin individualitetin e tyre përmes modës.

Kompania ka në portofolin e saj pesë brende: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay. Secili prej tyre është krijuar për grupe të ndryshme konsumatorësh, me stile jetese dhe nevoja të ndryshme.

Forca më e madhe e LPP janë punonjësit tanë - mbi 63.000 njerëz ambiciozë që punojnë në Evropë, Azi dhe Afrikë, duke kontribuar çdo ditë në suksesin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kompanisë.

Sot, koleksionet tona janë të pranishme në mbi 3.700 dyqane në mbarë botën, ndërsa LPP vazhdon të zgjerojë praninë e saj në tregje të reja.

Të pranishëm edhe në Kosovë, LPP ofron mundësi punësimi, zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë, duke krijuar një mjedis pune modern, dinamik dhe gjithëpërfshirës.

FAST – Vlerat e Kulturës Organizative të Kompanisë Sonë


Bota e sotme është shumë dinamike. Prandaj, duhet të punojmë me shpejtësi të mençur. Jemi të arsyeshëm. Nuk presim pafundësisht – marrim vendime në mënyrë efikase dhe, nëse diçka nuk funksionon, ndryshojmë drejtimin dhe vazhdojmë përpara.

LPP Kosova - Prezenca jonë në Kosovë

Dyqani i parë i LPP-së në Kosovë është hapur në vitin 2025 në Kosovë me brendin Sinsay, ndërsa sot rrjeti jonë shënon 38 dyqane, prej të cilave 34 janë Sinsay. Brendet tona të tjera përfshijnë Reserved, Cropp, House dhe Mohito.

Ekipi jonë është energjik, i përkushtuar ndaj rritjes dhe suksesit, me një orientim të fortë drejt punës në ekip, ku përmes besimit dhe bashkëpunimit të përbashkët ndërtojmë çdo hap të radhës.

Me mbi 290 punëtorë, LPP Kosovë vazhdon të rritet dhe të zhvillohet, duke krijuar një mjedis pune ku njerëzit ndihen të vlerësuar, të mbështetur dhe të motivuar për të dhënë më të mirën e tyre. Përkushtimi jonë ndaj njerëzve, zhvillimit profesional dhe kulturës pozitive të punës na motivon të vazhdojmë të ndërtojmë një vend ku secili ka mundësi të rritet dhe të zhvillohet së bashku me kompaninë.



Bëhuni pjesë e ekipit të LPP-së dhe brendeve tona

Karriera jote fillon në LPP KOSOVA

Për të parë edhe pozitat e tjera të hapura, kliko në linkun më poshtë.



Më shumë oferta pune